Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Që prej vitit 2010, FSHDPAK po punon për të identifikuar çështjet që lidhen me problematikën e punësimit për personat me aftësi të kufizuar dhe për ti adresuar ato, përmes ndërhyrjeve të duhuara që  bëjnë të mundur punësimin, veçanërsht të të rinjve me aftësi të kufizuara, me fokus të veçantë  femrat, në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe prej Tetorit të vitit 2015 edhe në Vlorë.

 Përmes një përqasje shume dimensionale, FSHDPAK po punon me të gjithë aktorët përgjegjës për problematikën e punësimit të PAK për të bërë të mundur ndërhyrjet e duhura në kuadrin e politikave dhe legjislacionit, si edhe për të nxitur programe dhe masa  proaktive që do të garantojnë fuqizimin ekonomik dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Gjatë zbatimit të programeve në këtë fushë, FSHDPAK luan një rol thelbësor për ofrimin e ekspertizës me qëllim njohjen e problematikës me fokus punësimin e personave me aftësi të kufizuara, koncepteve të përshtatjes së arsyeshme dhe mosdiskriminimin, njohjen dhe përfshirjen e shërbimit të specializuar të krijuar përmes projektit nga FSHDPAK, në sistemin publik të shërbimit të punësimit të ofruar nga këto institucione.

Përmes programeve FSHDPAK  ofron shërbime punësimi për personat me aftësi të kufizuara që kërkojnë punë; ndihmon në krijimin e besimit dhe aftësive të tyre, i udhëzon ata drejt AFP (Arsimit dhe Formimit profesional) orienton dhe ndërmjetëson punësimin apo vetpunësimin e tyre. 

FShDPAK mbështet reformën ligjore në AFP dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara për të siguruar përmbushjen e standardeve më të mira të kuadrit ligjor të BE, OKB dhe ndërkombëtare, përfshirë “Planin e veprimit të BE-së për Aftësinë e Kufizuar 2010-2020”, KDPAK (Konventën e OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara) etj.

FShDPAK rrit ndërgjegjësimin, kapacitetet  dhe krijon partnerite midis palëve të interesuara mbi çështje të rëndësishme për integrimin social dhe në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara dhe lehtësoi shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira midis pushtetit lokal, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe punëdhënësve

Kërko

Të fundit

  • Rritja e Ndërgjegjësimit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara në BE
    Rritja e Ndërgjegjësimit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara në BE
  • Ligji i Ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara në SHBA
    Ligji i Ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara në SHBA
  • Mbështetje Financiare për Kompanitë që Punësojnë Persona me Aftësi të Kufizuara
    Mbështetje Financiare për Kompanitë që Punësojnë Persona me Aftësi të Kufizuara
  • Legjislacion i Ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara
    Legjislacion i Ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara
Spot: Punesimi I Personave me Aftesi te Kufizuar
Në një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, çdo individ ka të drejtën për të punuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e saj. Personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie, dhe punësimi i tyre është një e drejtë e garantuar me ligj.
Të gjithë ne mund të bëjmë një ndryshim duke respektuar dhe mbështetur kolegët tanë me aftësi të kufizuara. Le të ndërtojmë një ambient pune ku çdo individ ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë.
Shiko video
Histori Suksesi: Une mundem!
Në zemrën e çdo shoqërie të përparuar qëndron barazia dhe gjithëpërfshirja. Keto jane disa histori suksesi te disa prej individëve me aftësi të kufizuara që kanë arritur të integrohen me sukses në tregun e punës, duke tejkaluar sfidat dhe paragjykimet.
Shiko video
Histori Suksesi: Une mundem!
Personat me aftësi të kufizuara kanë dëshmuar se janë të aftë për të kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në vendet e tyre të punës, duke sjellë perspektiva unike dhe aftësi të vyera. Kompanitë që kanë punësuar këta individë kanë përfituar nga një forcë punëtore e përkushtuar dhe kreative
Shiko video
Histori Suksesi: Une mundem!
Këto histori suksesi janë frymëzim për të gjithë ne. Ato tregojnë se kur i japim secilit mundësinë për të shkëlqyer, ne ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe të drejtë.
Shiko video
FSHDPAK
Bashkimi Evropian
Ambasada Amerikane

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •