Mire se vini!!
Punesimi me mbeshtetje
Perkufizimi:
Punësimi me Mbështeteje është ofrimi I mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar ose për grupe të tjera të pafavorizuara për të siguruar dhe mbajtur vendin e punës me pagesë në tregun e hapur të punës.
Mbështetja duhet të përfshijë ndihmë për punëkërkuesin/punëmarrësin përpara, gjatë dhe pas marrjes së një pune si dhe mbështetje për punëdhënësin. Funksioni i këshilluesit/ trajnerit/ mentorit të punës është factor kyç në këtë proces.
Vlerat dhe parimet e Punësimit me Mbështetje
Janë tre elemente të qëndrueshme dhe thelbësore në modelin e Punësimit me Mbështetje:
1. Punë me pagesë
2. Punë në tregun e hapur të punës
3. Mbështetje e vazhdueshme
1. Punë me pagesë - Individët duhet të marrin pagë proporcionale për punën e kryer – nëse vendi operon mbi bazë të një page minimale kombëtare, atëherë individi duhet të paguhet të paktën me këtë normë ose normën e përcaktuar për pozicionin përkatës të punës;
2. Punë në tregun e hapur të punës – Personat me aftësi të kufizuara duhet të jenë punonjës të rregullt me të njëjtat paga, terma dhe kushte si punonjësit e tjerë që janë të punësuar në biznese/organizata/institucione brenda sektorit publik, privat ose vullnetar.
3. Mbështetje e vazhdueshme - I referohet mbështetjes për/dhe në punë me pagesë. Mbështetja është e individualizuar dhe është në bazë të nevojave të punëkërkuesit/punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Procesi i Punësimit me Mbështetje përbëhet nga disa faza (5 Faza):


