Mire se vini!!
Ku të drejtoheni për ndihmë për të gjetur një punë?
Ku të drejtoheni për ndihmë për të gjetur një punë?
Ka shërbime publike dhe private të punësimit, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e një vendi të përshtatshëm pune përfshirë përgatitjen për punësim. Këto shërbime ofrojnë këshillues punësimi të cilët mund të këshillojnë dhe të asistojnë në gjetjen e një vendi pune.
Shërbimet publike të punësimit i gjeni pranë zyrave të punësimit (www.puna.gov.al)
Një nga ofruesit privat të shërbimeve të punësimit për personat me aftësi të kufizuaraështë edhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (www.adrf.al;
Përgatitja për kërkimin e një vendi pune
Përgatitja për kërkimin e një vendi pune është identifikuar si një nga faktorët më domethënës në rritjen e numrit të njerëzve me aftësi të kufizuar të punësuar.
Është siguria dhe një rrogë e rregullt, emocioni dhe sfida apo statusi në shoqëri? Mos e nënçmoni rëndësinë e asaj që ju po kërkoni në një profesion. Është shumë e rëndësishme që ju të keni një kuptim të qartë të asaj që pritet nga ju në atë fushë të karrierës që ju keni zgjedhur. Bëni disa kërkime mbi atë çfarë përfshin një ditë pune në profesionin e zgjedhur.
Çfarë presin punëdhënësit nga ju
Të kuptuarit e pritshmërive potenciale të punëdhënësit tuaj do t’ju ndihmojë të vendosni nëse ai vend pune ju përshtatet dhe nëse aftësitë tuaja përmbushin pritshmërinë e një tregu konkurrues. Të zbulosh pritshmëritë e punëdhënësit do të thotë që ju duhet të studioni informacionin e dhënë në përshkrimin e punës.
Pasi të keni vendosur drejtimin e karrierës suaj, ka gjëra të tjera për tu marrë parasysh, të tilla si ku mund të kërkoni për punë, të përgatisni një CV, letër motivimi apo formular aplikimi.
Hartimi i një përmbledhje jetësore (CV) të mirë
CV-ja është mjeti parësor në kërkimin e një pune. Qëllimi i një CV-je është të bëjë të mundur një intervistë. Kur përgatisni CVnë, duhet të përfshini informacion mbi: të dhënat personale, seksioni i edukimit, seksioni për përvojën e punës, seksioni për shkathtësi kompjuterike, seksioni për shkathtësi të tjera dhe referencat.
Pranimi dhe mbajtja e vendit të punës
Pasi ju është bërë një ofertë për punë, ju duhet të vendosni të pranoni pozicionin bazuar në gjithë informacionin në dispozicionin tuaj. Prandaj është me rëndësi të lexoni të gjitha kushtet dhe afatet të përfshira në kontratë në mënyrë që të kuptoni çfarë pritet nga ju në punë dhe çfarë mund të prisni ju në kthim nga punëdhënësi juaj i ri.
Bërja publike e një aftësie të kufizuar
Gjetja e kohës së përshtatshme për të informuar një punëdhënës për një aftësi të kufizuar është një vendimmarrje e vështirë për shumë njerëz. Juve mund të mos ju duhet të bëni publike një aftësi të kufizuar nëse nuk ka ndikim në profesion apo në mjedisin e punës, apo nëse ndikimi nuk është i lidhur me performancën tuaj në punë, nëse ju nuk kërkoni të bëhet ndonjë përshtatje në vendin e punës, ndryshime në organizatën ku punoni, ndihmë nga punonjësit apo menaxherët. Interesat e përgjithshme të shumë njerëzve sa i përket bërjes publike të një aftësie të kufizuar rrjedhin nga nivelet e ulëta të deritanishme të punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuara.


