Mire se vini!!
Kuadri ligjor që mbështet punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar
1. Ligj nr. 108/2012 - Për ratifikimin e Konventës së OKB-së; Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar;
Neni 27 i KDPAK-së udhëzon shtetet palë në zbatimin e të drejtës së personave me aftësi të kufizuar për të punuar, duke përcaktuar disa rregulla themelore, si:
Ligj nr. 7961/1995 - Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë
2. Ligj nr. 7961/1995 - Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë
Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë me ndryshime në vitin 2015 garanton të drejtat e punëmarrësve me aftësi të kufizuar, sipas standardeve te vendosura në konventat e ILO-s dhe instrumentet ligjore të BE-së.
Ligj nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”
3. Ligj nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”
Në ligjin “Për nxitjen e punësimit” janë parashikuar disa dispozita, të cilat trajtojnë çështjen e personave me aftësi të kufizuar me qëllim përshtatjen e programeve dhe shërbimeve, nxitjen përmes një trajtimi me përparësi në punësim, duke përfshirë aftësim dhe rehabilitim për punë që përkufizohen si shërbime mbështetëse dhe asistencë për vlerësimin e aftësisë për punë të personit me aftësi të kufizuar, të cilat ofrohen nëpërmjet:
4. VKM nr. 17/2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”
Ky vendim është i vlefshëm për çdo punëkërkues të regjistruar, përfshirë punëkërkuesit me aftësi të kufizuar për të cilët ka parashikime specifike.


