Mire se vini!!
Angazhimi i klientit
Angazhimi i klientit:
Angazhimi me Klientin është faza e parë kyçe e procesit prej 5 fazash në të cilat kalon procesi i Punësimit të Mbështetur. Është thelbësore që në këtë fazë fillestare, të përfshihen parimet thelbësore të respektit, vetëvendosjes, zgjedhjes së informuar, fuqizimit, konfidencialitetit, fleksibilitetit, aksesueshmërisë dhe individualitetit. Përfshin (i) marketingun fillestar të shërbimit për të identifikuar punëkërkues potencial dhe për ti angazhuar ata në process; (ii) Ndihmë për punëkërkuesit e mundshëm që ata të bëjnë zgjedhje të informuara, e të vendosin nëse duan të gjejnë punë përmes këtij shërbimi. Organizatat që ofrojnë Punësim me Mbështetje, kur angazhohen me një individ, duhet të sigurojnë që informacioni që ata ofrojnë është i qartë, i saktë, lehtësisht i kuptueshëm dhe i disponueshëm në formate të aksesueshme (të tilla si me gërma të mëdha, Braille, audio, gjuhë e thjeshtë etj).
Organizatat që ofrojnë punësim të mbështetur duhet të eksplorojnë metoda alternative të angazhimit me njerëzit me aftësi të kufizuara dhe me persona nga grupe të tjera të pafavorizuara. Nuk mjafton vetëm të prodhojnë informacion mbi shërbimet (të tilla si fletëpalosje), por ato gjithashtu duhet të organizojnë takime ballë për ballë, takime me palë të tjera të interesuara që kanë qenë të sugjeruara nga individë (si p.sh. një anëtar i familjes, profesionist shëndetësor, mësues, këshilltar karriere etj.) si dhe përmes përdorimit të teknologjisë. Angazhimi i drejtëpërdrejtë me klientin duhet gjithashtu të ketë kohën e vetë të mjaftueshme gjatë kësaj faze. Organizatat që ofrojnë punësimin e mbështetur duhet të investojnë kohë dhe energji brenda fazës së Angazhimit me Klientin që do të sjellë përfitimet e veta në fazat e ardhshme të procesit të punësimit të mbështetur. Një qasje e përqendruar tek personi, do të sigurojë që individi të jetë i përfshirë dhe në kontroll të procesit duke garantuar që ai do të bëjë zgjedhje dhe vendime të informuara.


