Mire se vini!!
Profilizim Profesional
Profilizim Profesional:
Zhvillimi i një profili personal, përmban informacion të dobishëm për identifikimin e një punëdhënësi të mundshëm. Gjatë kësaj faze ofrohet ndihmë për kandidatin që të identifikojë aftësitë dhe preferencat për punë. Qasja duhet të jetë gjithmonë e tillë që të ketë në qendër klientin. Punëkërkuesit duhet të ndihmohen që të përcaktojnë qëllimet e tyre personale për zhvillimin në karrierë dhe planet e tyre për një punësim kuptimplotë dhe realist. Profilizimi profesional në Punësimin e Mbështetur nuk ka të bëjë me mbledhjen e informacionit nga ofruesi i shërbimit rreth punëkërkuesit dhe më pas marrjen e vendimeve në emër të tij. Profilizimi Profesional është një mjet që ofruesit e shërbimeve mund të përdorin për të lehtësuar procesin në mënyrë që punëkërkuesi të jetë në gjendje të bëjë zgjedhje personale dhe të informuara për punën dhe karrierën.
Profilizimi profesional synon të zhvillojë vetëdijen dhe të kuptuarin nga vetë personat të mundësive dhe pengesave në tregun e punës. Profilizimi profesional është një nga faktorët më të rëndësishëm të suksesit për integrimin e qëndrueshëm në tregun e punës. Përvojat e punës, dhe periudhat e provës në punë të caktuara, janë mjete të mundshme për t'u përdorur në procesin e profilizimit profesional. Qëllimi i periudhave tw provës e duhet të jetë gjithmonë i përcaktuar qartë si pjesë e procesit të planit individual dhe duhet të jetë rreptësisht i kufizuar në kohë. Periudhat e provws duhet të jenë gjithmonë një mjet për të zhvilluar aftësitë dhe mundësitë për punë dhe nuk duhen parë si synim në vetvete. Procesi duhet të çojë gjithmonë në një strategji mbështetëse që është në pronësi dhe kuptohet nga kandidatët, pavarësisht nga aftësia e kufizuar dhe disavantazhet e tyre. Një vendosje në një vend pune për të përfituar përvojë pune duhet të jetë e kufizuar në kohë për të shmangur shfrytëzimin e punëkërkuesit dhe rekomandohet të jetë 8 -12 javë, konsideruar si një periudhë kohore e mjaftueshme për t'u përmbushur objektivat e vendosjes në atë vend pune. Një vendosje mund të konsistojë në një sasi orësh në javë, të jetë punë me kohë të pjesshme për t'i mundësuar punëkërkuesit të vazhdojë edhe me elementë të tjerë të procesit të Punësimit të Mbështetur. Për cdo vendosje duhet të vlerësohet rreziku dhe të organizohet në një mjedis pune (preferohet në tregun e hapur të punës) ose sektor punësimi bazuar në zgjedhjet e punëkërkuesit.
Punonjësi i shërbimit të Punësimit me Mbështetje ka përgjegjësinë kryesore për krijimin e një marrëdhënie të mire me punëkërkuesit gjatë procesit të profilizimit profesional ndërsa në të njëjtën kohë të mbajë distancën e nevojshme profesionale. Është e rëndësishme të përcaktohet se kush është përgjegjës për detyrat e ndryshme në proces dhe gjithashtu për të identifikuar aktorë të rëndësishëm në rrjetin profesional dhe privat të punëkërkuesve. Përgjegjësia për dokumentimin dhe përfundimin e procesit të profilizimit profesional i takon Punonjësit të Punësimit me Mbështetje. Profilizimi profesional duhet të përfundojë me një plan veprimi pune që specifikon aktivitetet, rezultatet dhe synimet/ objektivat e dakordësuara dhe personin përgjegjës për ndjekjen e tyre.


