Mire se vini!!
Komunikimi i punëdhënësit me personat me aftësi të kufizuar
Cilat janë disa parime bazë për komunikimin me një person me aftësi të kufizuar?
- Ofroni ndihmë dhe prisni deri sa oferta të pranohet. Pastaj dëgjoni ose kërkoni udhëzime.
- Drejtojuni njerëzve që kanë një aftësi të kufizuar në të njëjtën mënyrë si çdo njeriu tjetër.
- Pyesni kur jeni të pa sigurt se çfarë duhet të bëni.
- Termi i përdorur është person me aftësi të kufizuar, (i) person me aftësi të kufizuar fizike: (ii) person me aftësi të kufizuar psiko sociale; (iii) person me aftësi të kufizuar intelektuale (iv) person me aftësi të kufizuar shqisore: person me dëmtim apo humbje të shikimit dhe person me dëmtim apo humbje të dëgjimit apo të folurit).
Si duhet komunikuar me persona të verbër?
- Flisni kur t’i jeni afruar dhe nëse personi nuk e zgjat dorën, komunikojani me fjalë përshëndetjen.
- Tregojani qartë kush jeni, flisni me ton zëri normal, duke iu drejtuar personit dhe jo përmes një pale të tretë, duke qënë përballë ti dhe jo duke e larguar nga ai ose ajo.
- Mos e prek apo ngacmo asnjëherë qenin e shërbimit pa pyetur më parë të zotin e tij.
- Thojini individit kur jeni duke u larguar.
- Mos u përpiqni ta udhëhiqni individin pa e pyetur më parë, lëreni personin të mbajë krahun tuaj dhe kontrolloni lëvizjet e tij.
- Nëse po ofroni vend për t’u ulur, vendoseni me kujdes dorën e individit te shpina apo krahu i karrriges kështu që ai mund ta përcaktojë vendndodhjen.
- Lironi rrugë-kalimin nga pengesat, ndërsa hyrjet, daljet, kthesat, banjot, shesh-pushimet dhe hapësirat e punës duhet të mos bllokohen.
- Kur qarkulloni dokumenta të shkruar te nënpunësit apo kolegët, mund të përdoren shkrime me gërma të mëdha, posta zanore apo kaseta regjistrimi.
- Mund të përdoret gjithashtu posta elektronike nëse personi ka një paketë programesh kompjuterike për të lexuar ekranin ose zmadhues për të zmadhuar shkronjat.
- • Ashtu si me të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar, duhet të mësohet dikush nga stafi për të ndihmuar një person që është i verbër apo me shikim të dëmtuar në raste emergjencash.
Si duhet komunikuar me persona me probleme dëgjimi dhe të folure?
Ka pesë metoda komunikimi që përdoren nga njerëzit me vështirësi në dëgjim: gjuha e shenjave, germëzimi me gishta, shkrimi me dorë, leximi i buzëve dhe pajisjet ndihmëse për dëgjim. Për të ditur se cilën metodë përdor një person me dëgjim të dëmtuar apo të humbur duhet informim, sepse një metodë e parapëlqyer për një person, mund të mos jetë e përshtatshme për dikë tjetër.
- Nëse doni të tërhiqni vëmendjen e një personi me dëgjim të dëmtuar apo të humbur, prekeni atë lehtë në shpatull.
- Nëse personi i lexon buzët shikoni drejt e tek ai/ajo.
- Flisni qartë dhe me ritëm normal dhe në mënyrë shprehëse pasi personi do të bazohet te shprehjet tuaja të fytyrës, gjestet dhe kontakti me sy.
- Pozicionojeni veten tre deri gjashtë këmbë drejt e përballë personit në një zonë të ndriçuar mirë, shmangni uljen përballë një dritareje ku ka shumë ndriçim.
- Nëse është i pranishëm ndonjë interpretit të gjuhës së shenjave, është vendi i tij për t’u ulur përballë personit me vështirësi në dëgjim. Ata nuk mund të konsultohen apo të konsiderohen si referencë në intervista.
- Flisni qartë dhe me ritëm të tillë që t’i lejoni interpretit të gjuhës së shenjave që të interpretojë për personin që është me dëgjim të dëmtuar apo të humbur dhe ta lini atë të përgjigjet përmes interpretit të gjuhës së shenjave.
Si duhet komunikuar me persona me probleme në lëvizje?
- Kur persona me probleme në lëvizje vijnë të takohen me ju, lejojini njerëzit që përdorin paterica, bastune, apo karrige me rrota t’i marrin ato me vete.
- Çështja kryesore me të cilën përballet një person që është në karrigë me rrota është aksesi, prandaj hyrja në ndërtesa, tualete, salla ngrënjeje dhe vende të tjera takimesh duhen pajisur me rampa.
- Kujtohuni të shmangni pengesat e panevojshme në rrugicat e ngushta, sheshpushime, banjo dhe hapësira pune, si edhe ripoziciononi mobiljet apo objektet në një dhomë për të akomoduar personat përdorues të karrigeve me rrota, të motorrëve lëvizës apo pajisjeve të tjera lëvizëse.
- Flisni me personin dhe jo duke iu drejtuar personave të tjerë që mund të jenë në shoqërinë e tij/saj.
- Kur flisni me një person në karrige me rrota për më shumë se disa minuta, uluni në karrige, në mënyrë që të vendoseni në nivelin e syve të atij personi për të lehtësuar bashkëbisedimin.
- Nëse doni ta telefononi, lëreni zilen të bjerë më gjatë për t’i dhënë kohë personit të ngrejë telefonin.
Si duhet komunikuar me persona me vështirësi në të folur?
- Nëse nuk e kuptoni diçka që individi me vështirësi në të folur thotë, kërkojini ta përsërisë atë çfarë tha, pastaj përsëriteni ju sërish.
- Përpiquni të bëni pyetje që kërkojnë vetëm përgjigje të shkurtra apo pohim me kokë.
- Mos flisni në vend të individit dhe as mos u përpiqni të përfundoni fjalitë e tij.
- Nëse hasni vështirësi të kuptoni individin, konsideroni të shkruarit si alternativë, por më parë pyesni nëse është e pranueshme.
- Shumica e njerëzve me dëmtime në të folur mund të kuptohen thjesht.
- Mos e lini personin të përjashtuar gjatë takimeve apo konferencave.
Si duhet komunikuar me persona me aftësi të kufizuar intelektuale?
- Kur komunikoni me një person me aftësi të kufizuar intelektuale, nëse jeni në një zonë publike me shumë gjëra që të hutojnë, shihni mundësinë e lëvizjes në një zonë të qetë ose private.
- Jini të përgatitur të shpjegoni diçka më shumë se njëherë nëse është e domosdoshme, duke mbajtur mend pikën ku duhet të vazhdoni, si edhe nivelin e gjuhës.
- Mund të kërkohet kohë shtesë për të përmbushur detyrimet.
- Ofroni ndihmë në plotësimin e formularëve apo të kuptuarit e udhëzimeve të shkruara dhe jepini kohë shtesë personit për marrjen e vendimeve.
- Prisni që individi të pranojë ofrimin e ndihmës, mos i ndërhyni apo t’i imponoheni.
- Jini të duruar, elastik dhe mbështetës.
- Merrni kohë për të kuptuar individin dhe sigurohuni që individi ju kupton.
- Përdorni gjuhë të saktë dhe fjali të thjeshta dhe jepni udhëzime të sakta.
Si duhet komunikuar me persona me probleme psiko sociale?
Ndërsa njerëzit me probleme psiko sociale nuk kanë nevoja komunikimi specifike. Për ta është thelbësor një mjedis pune mbështetës. Një numër i vogël njerëzish me probleme të shëndetit mendor kërkojnë mbështetje minimale, ndërsa të tjerët kërkojnë mbështetje të konsiderueshme ose sipas rastit.


