Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Përfitimet nga bashkëpunimi i komunitetit të biznesit me personat me aftësi të kufizuar

Përfitime Strategjike - Popullsia në botë po shkon drejt plakjes. Aftësia e kufizuar thellohet me kalimin e moshës. Me rritjen e numrit të konsumatorëve dhe të të punësuarve, bizneset duhet te fillojnë të kenë njohuri mbi aftësinë e kufizuar.

Përfitime komerciale – Punëdhënësit që marrin në konsideratë aftësinë e kufizuar mund të shohin përfitime të menjëhershme komerciale si rezultat i të qënit ofrues më të mirë shërbimesh dhe të lidhur me komunitetin ku veprojnë.

Përfitime ligjore - Opinioni publik dhe legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar për aftësinë e kufizuar po ndryshon. Bizneset që duan të jenë të suksesshëm duhet të kapin momentin dhe të marrin në konsideratë tendencat drejt gjithpërfshirjes e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Përfitime Shoqërore - Çdo biznes vepron dhe është i lidhur me ambjentin në të cilin operon, tregun e punës si dhe tregun e shitjeve. është një n që ndikon në shumë disavantazhe. Të paturit në konsideratë të dimensionit të aftësisë së kufizuar ndikon në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Përfitime Etike - Opinioni botëror mbi etikën, ndërveprimin dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuar ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Roli kyç i biznesit si zgjidhës i problemeve, duke ofruar produkte e shërbime për të cilat njerëzit kanë nevojë, do të thotë që ai mund të japë një kontribut të çmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Përfitime Profesionale – Aftësia e Kufizuar është një çështje që ndikon në kolegët e punës si dhe në jetët e tyre personale. Drejtuesit që përballen me aftësinë e kufizuar, përfitojnë si aftësitë teknike në manaxhimin e situatave që lidhen me diversitetin, ashtu dhe aftësinë të njohin e të aftësojnë potencialet njerëzore.  

 

Kërko

Mështetje për punëdhësit

  • Çfarë duhet të dijë një punëdhënës për Personat me Aftësi të Kufizuar
  • Komunikimi i punëdhënësit me personat me aftësi të kufizuar
  • Përfitimet nga bashkëpunimi i komunitetit të biznesit me personat me aftësi të kufizuar
  • Opinione nga punëdhënësit për rastet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar
  • Databaza e profilizimeve

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •