Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Ligj nr. 7961/1995 - Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë

2. Ligj nr. 7961/1995 - Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë

Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë me ndryshime në vitin 2015 garanton të drejtat e punëmarrësve me aftësi të kufizuar, sipas standardeve te vendosura në konventat e ILO-s dhe instrumentet ligjore të BE-së.

 

Disa nga risitë pozitive që ky kod ka sjellë për personat me aftësi të kufizuar janë: Personat me aftësi të kufizuar gëzojnë statusin e grupit të veçantë dhe kodi u jep një mbrojtje të posaçme. Kodi përmban edhe aftësinë e kufizuar si një ndër shkaqet dhe ka përfshirë veprimet pozitive. Kodi ka përfshirë edhe detyrimin e përshtatjes së arsyeshme sipas rasteve. Një risi pozitive e tij ka të bëjë me zhvendosjen e barrës së provës tek i padituri në rastet e diskriminimit. Sa i përket, procedurës së ankimit, Kodi i Punës, parashikon ndjekjen e procedurës sipas Ligjit Nr. 10221, datë 14.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Gjithashtu në lidhje me vendin e punës, kodi ka parashikuar që, për aq sa është e mundur, punëdhënësi respekton rregullat për shfrytëzimin e hapësirave në vendin e punës nga ana e personave me aftësi të kufizuar. Ky parashikim mund të bjerë ndesh me KDPAK-në, pasi duket sikur nuk e vendos si detyrim aksesueshmërinë dhe standardet e saj të parashikuara në legjislacionin shqiptar. Me shprehjen "për aq sa është e mundur është e paqartë. Punëdhënësi, në çdo rast duhet të ketë të aksesueshëm vendin e punës, pavarësisht faktit nëse aty punon apo jo një person me aftësi të kufizuar. Përshtatja e arsyeshme bëhet rast pas rasti, kur aksesueshmëria si detyrim ligjor për të gjithë, nuk arrin të adresojë plotësisht nevojat dhe specifikat që ka një person me aftësi të kufizuar në një rast konkret.

Për më tepër klikoni linkun

Kërko

Kuadri ligjor

  • Ligj nr. 108/2012 - Për ratifikimin e Konventës së OKB-së; Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar;
  • Ligj nr. 7961/1995 - Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë
  • Ligj nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”
  • VKM nr. 17/2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •