Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

VKM nr. 17/2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”

4. VKM nr. 17/2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”

Ky vendim është i vlefshëm për çdo punëkërkues të regjistruar, përfshirë punëkërkuesit me aftësi të kufizuar për të cilët ka parashikime specifike.

 

Ky vendim përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të mëposhtme të nxitjes së punësimit përmes:

1. programit të punësimit;

2. formimit nëpërmjet punës;

3. praktikave profesionale.

Programi I

a) Programi i punësimit është një program njëvjeçar punësimi, në të cilin profili dhe nevojat e punëkërkuesit përshtaten me vendin e lirë, nga punëdhënësi;

b) Paga përcaktohet në kontratën e punës, në përputhje me pozicionin përkatës dhe nivelin e pagave në treg. Punëkërkues të papunë me të drejtë përfitimi nga ky program janë edhe personat me aftësi të kufizuar.

Programi subvencionon kostot e mëposhtme:

i. kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punësimit, të kompensuara çdo muaj;

ii. financimin e pagës në shumën 100% (njëqind) të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për 12 (dymbëdhjetë) muaj për pjesëmarrësit (persona me aftësi të kufizuar), të kompensuar çdo muaj.

Programi II

1. Programi i formimit nëpërmjet punës ka si qëllim trajnimin në punë të punëkërkuesve, sipas nevojave të profilit të punës të kërkuar nga punëkërkuesit dhe të përshtatur me nevojat e punëdhënësit.

2. Programi zgjat për një periudhë katërmujore për të gjitha profesionet.

3. Plani individual i trajnimit hartohet nga punëdhënësi e miratohet nga strukturat përkatëse të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë.

4. Çdo punëdhënës cakton të paktën një trajner për çdo grup përfituesish, nga një deri në shtatë persona përfitues, të përfshirë në program.

5. Përfitues i këtij programi është punëkërkuesi i papunë dhe i pakualifikuar në profesionin e interesuar.

Programi subvencionon kostot e mëposhtme:

i. kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesën e kontributeve të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, të kompensuara çdo muaj;

ii. financimin e pagës në shumën 100% (njëqind) të pagës minimale në shkallë vendi të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, të kompensuar çdo muaj;

iii. kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesën e kontributeve të punëdhënësit) për tetë muajt e ardhshëm, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, në rastet kur, pas përfundimit të formimit nëpërmjet punës, punëdhënësi lidh kontratë punësimi të paktën tetëmujore me punëmarrësin pas përfundimit të programit;

iv. pagesën për mentorin në vlerën 2 000 (dymijë) lekë për çdo përfitues, pjesëmarrës të angazhuar nga ky punëdhënës.

Programi III

a) Programi i praktikave profesionale ka si qëllim të garantojë tranzicion të shpejtë në tregun e punës, në të njëjtën fushë ose në një fushë të ngjashme me atë, në të cilën ka studiuar i diplomuari, për një kohëzgjatje 6-mujore.

b) Përfitues të këtij programi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë, të cilët janë të sapodiplomuar, deri në 24 (njëzet e katër) muajt e fundit pas diplomimit, të cilët janë regjistruar si punëkërkues të papunë.

c) Programi subvencionon kostot e mëposhtme:

i. kontributet për sigurimin nga aksidentet në punë;

ii. financimin e pagës në shumën 50% (pesëdhjetë) të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, të kompensuar çdo muaj.

SUBVENCIONE SHTESË

Përveç subvencionimit të kostove të mbuluara nga këto programe, të përmendura më sipër, për përfituesit jetimë, prindër të vetëm me fëmijë nën 6 (gjashtë) vjeç, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit, viktimat e dhunës në familje ose të dhunës me bazë gjinore, përfitues të ndihmës ekonomike, mbulohen edhe shpenzime të tjera, si më poshtë vijon:

• Bonuset për shpenzimet e transportit jepen për të gjitha kategoritë e mësipërme, të cilat kanë vendbanimin mbi 2 (dy) km nga vendi i punës, në vlerën prej 1 600 (një mijë e gjashtëqind) lekësh në muaj.

• Për prindërit e vetëm me një fëmijë nën 6 (gjashtë) vjeç jepet një bonus në vlerën prej 3 000 (tre mijë) lekësh në muaj për ndjekjen e kopshteve dhe të çerdheve për fëmijët në ngarkim.

• Bonusi deri në shumën 200 000 (dyqind mijë) lekë jepet për përshtatjen e arsyeshme të vendit të punës për personat me aftësi të kufizuar për punëdhënësit.

Për më tepër klikoni linkun

Kërko

Kuadri ligjor

  • Ligj nr. 108/2012 - Për ratifikimin e Konventës së OKB-së; Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar;
  • Ligj nr. 7961/1995 - Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë
  • Ligj nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”
  • VKM nr. 17/2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •