Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Rreth mungesës së shikimit dhe shikimit të ulët

Termi "mungesë shikimi" në përgjithësi i referohet mungesës se plotë së shikimit. Individët me verbëri totale nuk janë në gjendje të shohin asgjë me asnjërin sy. Mungesa e shikimit përkufizohet si 20/200 ose më pak në syrin më të mirë me korigjimin më të mirë të mundshëm. Shumë individë që konsiderohen ligjërisht të verbër kanë ende një shkallë të shikimit të përdorshëm.

Dëmtimet e shikimit vijnë nga kushte që variojnë nga prania e një shikimi të përdorshëm, shikimi i ulët, deri te mungesa e çdo mundësie shikimi, verbëri totale. Shikimi i ulët është një term që përshkruan një person me një dëmtim të shikimit që nuk mund të përmirësohet me korrigjim, por ka mbetur një shikim i përdorshëm deri diku.

Akomodimi i punonjësve me mungesë shikimi dhe shikim të ulët

Njerëzit me mungese shikimi/shikim të ulët mund të zhvillojnë disa kufizime. Gjithashtu, shkalla e kufizimit do të ndryshojë midis individëve. Kini parasysh se jo të gjithë njerëzit do të kenë nevojë për përshtatje për të kryer punët e tyre dhe shumë të tjerë mund të kenë nevojë vetëm për pak përshtatje. Më poshtë, janë dhënë  shembuj të mundësive. Mund të ekzistojnë shumë zgjidhje të tjera të përshtatjes së arsyeshme.

Përshtatjet kyç:
Leximi i materialeve të printuara: Materialet e printuara mund të jenë të paaksesueshme për individët që janë të verbër, gjë që mund të kërkojë modifikim si formate alternative ose pajisje për leximin e tekstit.

  • Versione dëgjimore të dokumentit të printuar
  • Dokument me format Braille
  • Dokument i riformatuar që shfaqet si faqe ëebsite e aksesueshme
  • Njohja optike e karaktereve (OCR/NJOK), e cila skanon tekstin e printuar dhe siguron një rezultat sintetik të të folurit ose skedar kompjuteri të bazuar në tekst
    Shënim: Dokumentet e shkruara me dorë janë përgjithësisht të paaksesueshme nëpërmjet pajisjeve OCR/NJOK. Në këtë kohë, aplikacioni Seeing AI nga Microsoft është i vetmi aplikacion skanues OCR/NJOK me aftësinë për të lexuar tekst të shkruar me dorë.
  • Lexues i kualifikuar, i cili mund të përdoret për të lexuar tekstin me zë të lartë për një person me dëmtim të shikimit
  • Dokument grafik i prekshëm

Qasja në informacione kompjuterike: Individët që janë të verbër apo kanë shikim të ulët mund të kenë nevojë të aksesojnë informacionin e bazuar në kompjuter për të kryer detyrat thelbësore të punës. Softueri i leximit të ekranit i lejon punonjësit të dëgjojnë një dalje audio ose të lexojnë ekranin nëpërmjet lidhjes me një ekran Braille.

  • Softuer për leximin e ekranit
  • Ekran kompjuterik me shkrim Braille
  • Lexues i kualifikuar

Shënime me shkrim dhe Formularë të plotësuar: Individët që janë të verbër apo kanë shikim të ulët mund të kenë vështirësi të mbajnë shënime me shkrim ose të plotësojnë formularët. Kur është e mundur, modifikimi i mënyrës së mbajtjes së shënimeve ose ofrimi i një produkti ose shërbimi mund të jetë i dobishëm.  

  • Asistentë të të dhënave personale, mbajtës shënimesh dhe laptopë me dalje ligjërimi ose ekran Braille
  • Regjistrues dixhital
  • Softuer për diktimin e të folurit
    Shënim: Nëse përdorni një lexues ekrani përveç softuerit të diktimit të të folurit, mund të lindin probleme me përputhshmërinë. Kjo mund të zgjidhet me ofrimin e softuerit të integrimit të diktimit të të folurit si J-Say ose DictationBridge.
  • Majë shkruese braille/pllakë braille
  • Printer Braille ose stampues
  • Shkrues/shënues

Aksesimi i një telefoni: Sfidat që mund të lindin me përdorimin e telefonit përfshijnë aksesin në butonat dhe ekranet vizuale, si dhe të dish nëse një linjë është aktive. Telefonat inteligjentë që funksionojnë kryesisht nëpërmjet ekranit me prekje mund të paraqesin gjithashtu vështirësi.

  • Sensori i dritës së telefonit, i cili mbahet mbi një linjë telefonike për të treguar nëse një linjë ndizet vazhdimisht ose pulson
    Shënim: Statusi i linjës tregohet me sinjal zanor ose vibrues
  • Treguesit e tastierës së telefonit që flasin dhe ekranet e mesazheve
  • Leximi i ekranit të telefonit inteligjent
    Shënim: Të dy pajisjet Apple dhe Android kanë lexues të integruar të ekranit dhe opsione zmadhimi
  • Puna me para: Mund të nevojitet përshtatje për të ndihmuar punonjësit në identifikimin e faturave dhe monedhave kur punojnë me para.
  • Identifikues i parave përmes bisedës, arkë, numërues/ndarëse monedhash, kalkulator
  • Trajnim se si të palosni paratë për qëllime identifikimi

Leximi nga Bordi i Instrumentit ose i Kontrollit: Individëve mund t'u duhet të kenë akses në një sërë pajisjesh në vendin e punës. Ndjekja e udhëzimeve ose kërkesave që shfaqen vizualisht mund të kërkojë përshtatje.

  • Etiketat ose treguesit me shkrim Braille/të prekshëm
  • Lexues i kualifikuar
  • Modifikimi i instrumentit nga prodhuesi, inxhinieri i rehabilitimit ose punëdhënësi

Riparimi, ndërtimi, mbledhja e pjesëve: Identifikimi dhe diferencimi i copave ose pjesëve, si dhe mbledhja ose riparimi i duhur, mund të paraqesin sfida unike. Mbledhja e koduar e ngjyrave mund të jetë gjithashtu e paaksesueshme për individët që janë të verbër.  

  • Etiketat ose treguesit me shkrim Braille/prekshëm
  • Multimetër që flet, mikrometër, kaliper, gjetësi i kunjave, niveli, matës shiriti
  • Celës me prekje

Lëvizshmëria: Përshtatjet për navigimin në vendin e punës, si dhe udhëtimet e nevojshme në punë, duhet të merren parasysh për individët që janë të verbër ose me shikim të ulët. Kufizimet mund të përfshijnë vështirësi në leximin e sinjalistikës ose vënien re të pengesave që mund të jenë në rrugën e dikujt.

  • Kafshë ndihmuese dhe/ose ndihmë në lëvizshmëri (p.sh. shkop, ndihma elektronike)
  • Trajnim për lëvizshmëri dhe orientim
  • Sipërfaqe paralajmëruese të dallueshme
  • Skajet me ngjyra dhe/ose teksturë në shkallë
  • Partner udhëtimi/evakuimi
  • Hartë e evakuimit me prekje dhe rrugë të përbashkëta
  • Pika referimi ose sistemi global i pozicionimit

Udhëtimi me makinë: Udhëtimi për në dhe nga puna, si dhe udhëtimet në lidhje me punën, mund të kërkojnë përshtatje për punonjësit që kanë kufizime në drejtimin e automjetit për shkak të dëmtimit të shikimit. Mbani parasysh se ndërsa punëdhënësit nuk janë të detyruar të sigurojnë transport për në dhe nga puna, përveç nëse e bëjnë këtë për punonjësit e tjerë si përfitim nga punësimi, ata duhet të marrin në konsideratë përshtatje të tjera që lidhen me udhëtimin, nëse është e nevojshme për shkak të një paaftësie.

  • Shofer (p.sh., shofer i punësuar, vullnetar, bashkëpunëtor)
  • Transport publik ose transport i përbashkët
  • Orar i modifikuar ose fleksibël i punës për të përmbushur nevojat e transportit public
  • Ricaktimi në detyrë
  • Punë online

Konsiderata të tjera në lidhje me përshtatjen:

  • Materialet e trajnimit ose korrespondenca e kompanisë në format alternativ (p.sh., printim me gërma të mëdha, Braille, CD-ROM, kasetë audio)
  • Kohë pushimi për trajnimin mbi teknologjinë adaptive, trajnimin e lëvizshmërisë dhe/ose stërvitjen e kafshëve ndihmëse
  • Trajnim shtesë përtej asaj që u jepet zakonisht të tjerëve
  • Versione të aksesueshme për të punësuarit të faqeve të internetit ose materialeve të Intranetit

Kërko

Përshtatja e arsyeshme sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuara

  • Rreth mungesës së shikimit dhe shikimit të ulët
  • Rreth Amputimit
  • Çrregullimi i ankthit
  • Rreth Spektrit të Autizmit
  • Rreth Paraplegjisë dhe Kuadriplegjisë
  • Rreth të mos dëgjuarit
  • Depresioni
  • Rreth kushteve të shëndetit mendor

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •