Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Llojet e përshtatjes së arsyeshëme

a. Dizajnimi i punës, rekrutimi

Për punëdhënësit gjithëpërfshirës, është e rëndësishme të sigurohet që kandidatët me aftësi të kufizuara të kenë akses në shpalljet e vendeve të lira të punës dhe të mund të marrin pjesë në të gjitha fazat e procesit të përzgjedhjes.

Për shembull, në rastin e personave me aftësi të kufizuara në dëgjim, për intervistat do të nevojitet interpretimi i gjuhës së shenjave. Për të mundësuar pjesëmarrjen e personave me karrige me rrota, intervistat duhet të mbahen në ambiente të aksesueshme. Është thelbësore të konfirmohet çdo nevojë e veçantë e kandidatëve të përzgjedhur.

Për të siguruar që më shumë persona me aftësi të kufizuara të aplikojnë për punë, burimet njerëzore duhet të mendojnë për kandidatët e mundshëm me aftësi të kufizuara në fazën e projektimit të punës. Eshtë e rëndësishme të bëhet dallimi i qartë midis elementeve thelbësore dhe jo thelbësore të një pune dhe të pasqyrohen vetëm elementet thelbësore në shpalljen e vendit të lirë të punës (p.sh. ndërsa aftësitë e komunikimit janë të dobishme, ato mund të mos jenë thelbësore për disa punë). Si parim i përgjithshëm, burimet njerëzore pritet të rekrutojnë një punonjës i cili mund të kryejë funksionet thelbësore të një pune pasi të sigurohet një akomodim i arsyeshëm.

b. Organizime fleksibël të punës

Personeli me aftësi të kufizuara mund të kërkojë orar të rregulluar të punës, ose mundësinë për të përdorur herë pas here komunikimin online, kur e lejojnë detyrat e tyre të punës. Marrëveshje të tilla shpesh eksplorohen si pjesë e akomodimit të arsyeshëm.

c. Pajisje speciale për zyrë

Disa persona me aftësi të kufizuara mund të kenë nevojë për teknologji ndihmëse, të tilla si mbajtësit e shënimeve Braille, pajisjet hyrëse dhe dalëse të Braillit për kompjuterë standardë, softuer për leximin e ekranit, ekrane speciale ose softuer zmadhues, përforcues tingulli, shërbime titrimi, teknologjia e modulimit të frekuencës, tastierë të përshtatur, prekje ekrane ose levë, dhe karrige zyre mbështetëse, ndër shumë të tjera.

d. Dokumentet në një format të arritshëm

Personeli me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata që janëme vështirësi në shikim, mund të kërkojnë që dokumentet të jenë të disponueshme në një format të aksesueshëm (p.sh. font të madh, të lexueshëm nga një lexues ekrani, etj.). Këshillohet që të kërkohen udhëzime se si të krijohen dokumente që janë të aksesueshme, në mënyrë që zyra të mund të rregullojë shabllonet e tyre dhe personeli të mund të sensibilizohet dhe të trajnohet se si ta bëjë këtë.

e. Interpretimi i gjuhës së shenjave

Personeli që është me vështirësi në dëgjim mund të kërkojë shërbime përkthimi të gjuhës së shenjave në baza ditore ose të rastësishme, si dhe jashtë orarit të punës, veçanërisht në fillim të detyrës. Gjatë procesit të rekrutimit është e rëndësishme të kuptohet gjuha e shenjave përdoret nga kandidati dhe nëse komuniteti lokal i personave që nuk dëgjojnë përdor të njëjtën. Është gjithashtu e rëndësishme të eksplorohet nëse interpretimi i gjuhës së shenjave në gjuhën e duhur është i disponueshëm në nivel lokal. Përveç kësaj, duhet të identifikohet disponueshmëria lokale ose ndërkombëtare e shërbimeve të titrave.

f. Ndihmes personal

Personeli me aftësi të kufizuara mund të kërkojë asistencë personale në baza ditore ose të rastësishme në zyrë, gjatë udhëtimit si dhe jashtë orarit të punës, veçanërisht në fillim të detyrës.

g. Ambjente të aksesueshme

Për të qenë në gjendje të akomodohen nevojat e personelit, me aftësi të kufizuara të caktuara, duhet të kërkohen përmirësime në ambientet e punës, si p.sh. rampa, dyer më të gjera, përmirësime të banjove, zile të ndezura të dyerve, alarme të modifikuara të urgjencës dhe të ngjashme. Përveç kësaj, mund të ketë edhe raste kur akomodimi mund të mos jetë i mundur, si p.sh. në vendet e shërbimit me rrezik të lartë sigurie, ku kërkesat e Standardeve Minimale të Sigurisë Operative (MOSS) për ambientet mund të jenë veçanërisht strikte.

h. Transport i aksesueshëm

Mënyrat alternative të transportit (p.sh. autobus ose makinë) mund të duhet të konsiderohen, sipas rastit, si një masë e arsyeshme akomodimi. Një akomodim tjetër i mundshëm i arsyeshëm mund të përfshijë lejimin e personit me aftësi të kufizuara të udhëtojë me një asistent. Kostot e ndërlidhura duhet të vlerësohen dhe buxhetohen përpara se të konfirmohet marrja ne punë (në rastin e personelit të ri). Masa të tjera të arsyeshme akomodimi mund të përfshijnë mbulimin e tarifave doganore shtesë që mund të aplikohen nëse një personi duhet të udhëtojë me pajisje speciale me vlerë të konsiderueshme.

j. Nevojat mjekësore

Personeli me aftësi të kufizuara apo edhe ata që zyrtarisht nuk kanë aftësi të kufizuara mund të kenë nevoja specifike mjekësore, duke përfshirë mjekimin. Personi duhet të inkurajohet të diskutojë nëse mund të marrë mjekim të mjaftueshëm në vendin e punës. Ndërsa personi është përgjegjës për të bërë rregullimet e veta për të marrë mjekim, punëdhënësi mund ta mbështesë kandidatin duke i siguruar kontaktet që ai/ajo të konfirmojë me autoritetet përkatëse nëse mjekimi i kërkuar është i mundur të kryhet. Punëdhënësi gjithashtu mund të ofrojë mbështetje lidhur me disponueshmërinë e shërbimeve mjekësore (p.sh. terapi) në vendin e punës. Nëse jo, është e rëndësishme të konfirmohen nëse shërbime të veçanta mjekësore jashtë vendit të punës mund të mbulohen nga plani i sigurimit mjekësor.

 

Kërko

Përshtatja e arsyeshme

  • Çfarë është pershtatja e arsyeshme?
  • Kur aplikohet pershtatja e arsyeshme?
  • Llojet e përshtatjes së arsyeshëme
  • Procesi i përshtatjes së arsyeshëm
  • Pyetje për t'u marrë parasysh ne lidhje me pershtatjen e arsyeshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •