Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Aplikimi dhe intervistimi

Hartimi i një përmbledhje jetësore (CV) të mirë

CV-ja është mjeti parësor në kërkimin e një pune. Qëllimi i një CV-je është të bëjë të mundur një intervistë. Kur përgatisni CVnë, duhet të përfshini informacion mbi: të dhënat personale, seksioni i edukimit, seksioni për përvojën e punës, seksioni për shkathtësi kompjuterike, seksioni për shkathtësi të tjera dhe referencat.

 

Përgatitja për Intervistën

Përgatitja juaj për intervistë mund të ketë ndikim të madh nëse do të pranoheni ose jo në punë. Përgatitja për intervistë përfshin të mësuarit/kërkimin e sa më shumë të dhënave për punëdhënësin potencial, planifikimin se si të dukeni, të ushtruarit përmes një numri pyetjesh që mund t’ju bëhen gjatë intervistës, dhe planifikimi i disa pyetjeve për t’i pyetur intervistuesit në fund të intervistës

Provoni të mësoni sa më shumë që mundeni për institucionin/ punëdhënësin potencial dhe pozicionin e punës për të cilin aplikoni.

Ju mund të mësoni shumë për institucionin/ punëdhënësin potencial duke vizituar faqen e web-it, lexuar broshura për institucionin, duke biseduar me punëtorët aktual ose të mëhershëm. Punëdhënësit presin që ju të jeni të interesuar për punën dhe një mënyrë për ta treguar këtë është duke bërë kërkim paraprak. Kërkimi juaj duhet të përqendrohet në këto çështje:

  • Me Çfarë aktiviteti merret punëdhënësi ose organizata?
  • Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë për pozicionin që ju aplikoni?
  • Çfarë shkathtësish mund të jetë duke kërkuar punëdhënësi?
  • Kush do t’ju intervistoj juve? Sa intervistues do të jenë të pranishëm?

Paraqitja personale

Punëdhënësi potencial do të krijoj përshtypjet për juve nga momenti që ju sheh. E rëndësishme është që ju të visheni mirë dhe në mënyrë të përshtatshme.

Ushtrohuni për intervistën

Të ushtruarit për intervistën është një nga elementet kryesore për përmirësim të vetëbesimit. Këtu përfshihet parashikimi i një numri pyetjeve të mundshme dhe mënyra e reagimit. Prandaj, kërkoni nga një shok ose familjarë të luaj rolin e intervistuesit. Disa pyetje intervistuese të zakonshme për tu ushtruar janë:

  • Më tregoni për veten?
  • Pse dëshironi të punoni këtu?
  • Cilat janë përparësitë dhe dobësitë tuaja?
  • Pse duhet t’ju punësoj?
  • Pse dëshironi të punoni me ne?
  • Çfarë përvoje keni për këtë pozicion?
  • Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë pozicion?

Përgatitni pyetjet tuaja

Në fund të intervistës ju mund të keni mundësi të bëni pyetje për institucionin/ punëdhënësin potencial ose detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit të punës. Prandaj, përgatitja e një numri pyetjesh tregon që ju jeni të interesuar për institucionin/ punëdhënësin potencial dhe detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit të punës. Ja një listë me pyetje të mundshme:

  • Cilat do të jenë detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për këtë pozicion pune?
  • Cilat janë mundësitë për zhvillim në karrierë?
  • A ofroni programe trajnimi ose mentorimi për punonjësit?

Në Intervistë

Ju jeni në dhomë të intervistës. 5 minutat e para të intervistës, vendosin rrjedhën për pjesën tjetër të intervistës. Prandaj, është e rëndësishme që ta impresiononi intervistuesin ose intervistuesit nëpërmjet gjuhës trupore, shkathtësive të komunikimit, tonit të zërit, sjelljeve, dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve. Ja disa këshilla për të lënë përshtypje të mira gjatë intervistës. S

hkathtësitë e dëgjimit

Dëgjoni me vëmendje çfarë thotë intervistuesi ose intervistuesit. Mos e ndërprisni kur ai/ajo është duke folur. Pyetni nëse nuk kuptoni ose nevojitet qartësim.

Pas Intervistës

Sa më shpejtë që mundeni filloni të vlerësoni veten pas intervistës. Duhet të mësoni nga gabimet e juaja. Mendoni për pikat kryesore të diskutimit gjatë intervistës. Nëse keni patur dilema në një ose më shumë pyetje, mendoni që të përmirësoheni për intervistat e tjera.

Njoftoni të referuarit tuaj për mundësinë e kontaktimit nga institucioni/ punëdhënësi potencial ku ju keni aplikuar. E rëndësishme është që të referuarit tuaj të kenë sa më shumë të dhëna, që të mund të përgjigjen efektivisht ndaj punëdhënësit tuaj potencial.  

 

Kërko

Mështetje për personat me aftësi të kufizuar

  • Përgatitja për kërkimin e një vendi pune
  • Motivimi për punë
  • Çfarë presin punëdhënësit nga ju
  • Gjetja e një vendi pune
  • Aplikimi dhe intervistimi
  • Pranimi dhe mbajtja e vendit të punës
  • Bërja publike e një aftësie të kufizuar

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •