Mire se vini!!
Çfarë presin punëdhënësit nga ju
Të kuptuarit e pritshmërive potenciale të punëdhënësit tuaj do t’ju ndihmojë të vendosni nëse ai vend pune ju përshtatet dhe nëse aftësitë tuaja përmbushin pritshmërinë e një tregu konkurrues. Të zbulosh pritshmëritë e punëdhënësit do të thotë që ju duhet të studioni informacionin e dhënë në përshkrimin e punës.
Në rastin e disa punëdhënësve, ata mund të mos kenë një përshkrim pune të shkruar kështu që juve ju duhet të zbuloni detajet e profesionit drejt e nga punëdhënësi. Një ide e mirë mund të jetë të provoni të vizitoni kompaninë përpara se të aplikoni për vendin e punës për të pasur një panoramë të kompanisë dhe se si ajo vepron.
- Kërkoni ndihmë duke ia lënë në dorë këto çështje profesionistëve, shërbimeve që angazhohen në përfshirjen e fuqisë punëtore, familjes dhe miqve.
- Ndërgjegjësohuni për aftësitë dhe zotësitë tuaja.
- Përdorini forcat tuaja për t’ju ndihmuar të gjeni një vend pune dhe për të arritur objektivat e karrierës suaj.
- Rrini në kontroll. Jeni i vetmi që mund t’i bëjë gjërat të ndodhin. Mos prisni derisa t’ju vijnë oferta.
- Kushtojuni vëmendje të veçantë atij drejtimi karriere ku janë drejtuar interesat tuaja.
- Përpiquni të jeni elastik. Nëse refuzoni të merrni në konsideratë alternativat që ju ofrohen në rrugën apo karrierën që keni zgjedhur, atëherë mund të humbisni mundësi të mëdha.
- Sigurohuni që qëllimet apo mundësitë tuaja të jenë realiste.
- Jini të ndershëm në vlerësimin e nivelit të aftësive tuaja për të përmbushur pritshmëritë e punëdhënësit në ndërmarrjen e një pune.
- Pyesni veten nëse dhe si aftësia juaj e kufizuar mund të ketë një ndikim në performancën tuaj. Nëse identifikoni zona vështirësish, bëni kërkime çfarë përshtatjesh mund të bëhen. Përdorni të gjitha mundësitë në dispozicion për të fituar përvoja.
- Zbuloni çfarë pret nga ju punëdhënësi në një ditë punë dhe vendosni nëse kjo përshtatet me pritshmërinë tuaja në punë, aftësitë dhe stilin tuaj të jetës.
- Mësohuni të vendosni përparësi. Vendosini objektivat tuaja në rend përparësish. Në vendin e punës, kjo aftësi do t’ju ndihmojë për të përballuar ngarkesa të mëdha pune dhe për të respektuar afatet kohore.


