Mire se vini!!
Bërja publike e një aftësie të kufizuar
Gjetja e kohës së përshtatshme për të informuar një punëdhënës për një aftësi të kufizuar është një vendimmarrje e vështirë për shumë njerëz. Juve mund të mos ju duhet të bëni publike një aftësi të kufizuar nëse nuk ka ndikim në profesion apo në mjedisin e punës, apo nëse ndikimi nuk është i lidhur me performancën tuaj në punë, nëse ju nuk kërkoni të bëhet ndonjë përshtatje në vendin e punës, ndryshime në organizatën ku punoni, ndihmë nga punonjësit apo menaxherët. Interesat e përgjithshme të shumë njerëzve sa i përket bërjes publike të një aftësie të kufizuar rrjedhin nga nivelet e ulëta të deritanishme të punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuara.
Është e rëndësishme të dihet se në shumë raste aftësia e kufizuar mund të jetë e dukshme për punëdhënësin prandaj çështja e bërjes publike ose jo është vendosur nga natyra e aftësisë së kufizuar. Aftësia e kufizuar mund të jetë ose jo një faktor në gjetjen apo kryerjen e një pune.
Pse është mirë ta deklarojnë aftësinë e kufizuar te punëdhënësi i ardhshëm apo ekzistues?
Ndërsa disa aftësi të kufizuara janë të dukshme, të tjera janë të fshehura. Deklarimi i informacionit rreth aftësisë së kufizuar gjithmonë duhet të jetë një vendimmarrje personale dhe të ketë një qëllim praktik ose personal. Ju mund të keni arsyet e duhura për të pasur interes të deklaroni aftësinë e kufizuar. Në fillim ju mund të zgjidhni të mos e deklaroni aftësinë e kufizuar. Megjithatë mos deklarimi mund të jetë stresues dhe të ndikojë produktivitetin në terma afatgjatë, ku bashkëpunimi i kolegëve dhe përshtatjet e arsyeshme mund të nevojiten për të kapërcyer sfida dhe pengesa që lidhen me mjedisin e punësimit.
Kur deklaroni informacion rreth aftësisë suaj të kufizuar, mos u bazoni shumë tek ndjesia se si mund të reagojë punëdhënësi. Disa punëdhënës kanë nevojë për më shumë kohë të ndërgjegjësohen për çështjen e aftësisë së kufizuar, të përshtatin programe veprimi pozitive dhe një zotim për të punësuar në të ardhmen njerëz me aftësi të kufizuara. Megjithatë punëdhënësit e përparuar kanë miratuar tashmë politika për shanse të barabarta dhe kanë vullnetin e mirë për të bërë akomodimet/përshtatjet e duhura.
Përgatitja për të deklaruar aftësinë e kufizuar
Përgatitja është kyçi. Merrni kohë për t’i bërë vetes disa pyetje nëse keni nevojë apo jo ta deklaroni aftësinë tuaja të kufizuar.
- A e keni provuar ju se si aftësia juaj e kufizuar mund të ndikojë performancën tuaj në punë? A keni bërë ndonjë kërkim mbi punëdhënësin dhe biznesin?
- A i promovojnë ata shanset e barabarta? A mund të përfitoni nga një mjedis pozitiv dhe me shanse të barabarta?
- A keni identifikuar çfarë ndihme apo akomodimesh/ përshtatjesh të arsyeshme ju nevojiten?
- A e keni vizituar vendin e punës apo keni folur me ndokënd që punon atje?
Nëse pasi tu jeni përgjigjur këtyre pyetjeve, ju zbuloni që keni nevojë për mbështetje shtesë në vendin e punës ju duhet të vendosni në kohën e duhur të deklaroni se keni një aftësi të kufizuar. Në këtë rast është e rëndësishme që të keni një qasje pozitive.
- Përshtatni një qasje pozitive dhe promovoni aftësitë tuaja.
- Përgatisni një mënyrë pozitive për të deklaruar aftësinë tuaj të kufizuar dhe efektet e saj. Promovoni aftësitë që ju keni zhvilluar për ta kapërcyer atë.
- Gjetja e mënyrave për të kapërcyer problemet reflekton forcë karakteri, elasticitet, risi dhe pjekuri. Punëdhënësit duhet të bëjnë përpjekje për të akomoduar nevojat e njerëzve me aftësi te kufizuara në vendin e punës. (Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, 2010 dhe Kodi i Punës). Do të ishte e dobishme tu tregoni punëdhënësve burimet e ndihmës për të akomoduar nevojat tuaja në vendin e punës.


