Mire se vini!!
Motivimi për punë
Është siguria dhe një rrogë e rregullt, emocioni dhe sfida apo statusi në shoqëri? Mos e nënçmoni rëndësinë e asaj që ju po kërkoni në një profesion. Është shumë e rëndësishme që ju të keni një kuptim të qartë të asaj që pritet nga ju në atë fushë të karrierës që ju keni zgjedhur. Bëni disa kërkime mbi atë çfarë përfshin një ditë pune në profesionin e zgjedhur.
Shumica e njerëzve aspirojnë një profesion interesant me përfitime dhe një pagë të mirë. Shumë prej tyre do të zbulojnë se punët e tyre të para nuk i ofrojnë këto gjëra, por ofrojnë potencialin e zhvillimit, përparimit. Çelësi për sukses është vendosja e një qëllimi dhe identifikimi i hapave që duhen bërë përgjatë rrugës deri në arritjen e tij.
Pasi keni kuptuar mjedisin e punës, është një ide e mirë të përpiqeni të praktikoni zakonet e punës për të parë nëse i përshtaten stilit të jetës suaj. Për shembull: nëse duhet të ngriheni herët, përpiquni të praktikoni zgjimin dhe bërjen gati sikur të ishit duke shkuar në punë.
Mund të jetë e vështirë të vlerësoni si aftësia e kufizuar mund t’ju ndikojë në punën tuaj të ardhshme. Përdorni çdo mundësi që mundeni për të provuar përvoja të reja dhe për të fituar aftësi të reja. Duke bërë kështu, ju do të kuptoni më mirë ku shtrihen aftësitë tuaja. Njohuritë që do të fitoni do t’ju ndihmojnë të vlerësoni sa të përshtatshëm jeni ju për një vend të caktuar pune, dhe për çfarë modifikimesh/ përshtatje të arsyeshme duhet të kërkoni për të kapërcyer ndonjë vështirësi.


