Accessibility Tools

  • Content scaling 100%
  • Font size 100%
  • Line height 100%
  • Letter spacing 100%
Web Accessibility plugin by DJ-Extensions.com
Inclusive Employment Inclusive Employment
  • Kreu
  • Punësim me mbeshtetje
    • Mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar
    • Mbështetje për Punëdhënësit
    • Përshtatja e arsyeshme
      • Sipas kategorive të Personave me Aftësi të Kufizuar
  • Politika & legjislacion
  • Shërbime punësimi
    • Informacion për AKPA dhe Zyrën e Punës
    • Programet e nxitjes së punësimit
    • Ofrues privatë të shërbimeve të punësimit për PAK
  • Raporte
  • Multimedia

Mire se vini!!

Gjetja e një vendi pune

Pasi të keni vendosur drejtimin e karrierës suaj, ka gjëra të tjera për tu marrë parasysh, të tilla si ku mund të kërkoni për punë, të përgatisni një CV, letër motivimi apo formular aplikimi.

 

Të kërkuarit e një vendi pune

Gjetja e një vendi pune që është i duhuri për ju kërkon që të veproni para kohe. Merrni parasysh drejtimet më poshtë kur filloni të kërkoni një vend pune:

  • familjet dhe miqtë,
  • agjencitë e rekrutimit,
  • faqet e internetit që merren me punësimin,
  • faqe të punëdhënësve të mundshëm, shërbime lokale të punësimit,
  • zyrat mbështetëse për punësim,
  • qendrat burimore për të papunësuarit,
  • radiot lokale dhe kombëtare,
  • faqet e internetit
  • madje edhe dritaret e dyqaneve dhe njoftimet publike.

Hartoni një listë të punëdhënësve të mundshëm në zonë dhe kontaktojini ata drejtpërdrejt. Sasia e informacionit që një punëdhënës mund të përfshijë në një reklamë punësimi shpesh është e kufizuar, prandaj mos e bazoni vendimmarrjen tuaj për të aplikuar ose jo vetëm të reklama. Kontaktoni me kompaninë për të marrë informacion më të detajuar mbi specifikimet e vendit të punës.

Aplikimi për punësim

Çdo individ, përfshirë këtu edhe personat me aftësi të kufizuara, mund të aplikoj direkt pranë kompanisë, insitucionit që ka shpallur një vend të lirë pune.

Çdo individ, përfshirë këtu edhe personat me aftësi të kufizuara mund të bëjë deklarimin në e-albania si punëkërkues, duke zgjedhur shërbimin:

Aplikim për regjistrim si punëkërkues i papunë

Çdo individ, përfshirë këtu edhe personat me aftësi të kufizuara mund të aplikoj direkt edhe duke u paraqitur pranë zyrave të punës pranë zonës ku ai banon. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe e Aftësive (AKPA) mundëson shërbime punësimi si edhe programe aktive të nxitjes së punësimit të cilat lehtësojnë proçesin e punësimit dhe shpesh financimin e tij për kompanitë dhe organizatat vendase.  

 

Kërko

Mështetje për personat me aftësi të kufizuar

  • Përgatitja për kërkimin e një vendi pune
  • Motivimi për punë
  • Çfarë presin punëdhënësit nga ju
  • Gjetja e një vendi pune
  • Aplikimi dhe intervistimi
  • Pranimi dhe mbajtja e vendit të punës
  • Bërja publike e një aftësie të kufizuar

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  •