Mire se vini!!
Përgatitja për kërkimin e një vendi pune
Përgatitja për kërkimin e një vendi pune është identifikuar si një nga faktorët më domethënës në rritjen e numrit të njerëzve me aftësi të kufizuar të punësuar.
Të qenit gati për punë ka të bëjë me një hulumtim se cilat janë aftësitë, zotësitë, vlerat dhe interesat dhe se si lidhen këto me pritshmëritë e tua për punësim.
- Njohja e vetvetes dhe e aftësive tuaja është jetike për një zgjedhje në karrierë që të jetë e duhura për ju.
- Është e rëndësishme të ndërmerrni një vlerësim të saktë të aftësive tuaja dhe të punës që ju do të dëshironit të bënit. Kërkoni edhe ndihmë kështu do të mund të jeni të sigurt për aftësitë tuaja.
- Në identifikimin e aftësive mbani mend që ju keni lloje të ndryshme aftësish. Aftësi që i keni mësuar nga arsimi apo trajnimet, aftësi natyrore tuajat si talentet dhe zotësitë, tipare personale tuajat.


